...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...

Administrata e Matura.Forum-2007.Com ju uron te gjithe Shqiptareve kudo ne bote lumturi dhe suksese ne jete. Nese doni t'i permiresoni shanset tuaja per shoqeri, vizitoni Matura.Forum-2007.Com
 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Eshte hapur sezoni i aplikimeve për bursa studimi.....

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ares
Antar/e
Antar/e
avatar

Numri i postimeve : 8
Join date : 10/12/2008
Age : 30
Location : Zurich

MesazhTitulli: Eshte hapur sezoni i aplikimeve për bursa studimi.....   Wed Dec 10, 2008 1:25 pm

Eshte hapur sezoni i aplikimeve për bursa studimi universitare për në Universitetin Amerikan në Bullgari (AUBG) per vitin akademik 2009-2010

Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Universiteti Amerikan i Bullgarisë ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për studime 4 – vjeçare në Universitetin Amerikan të Bullgarisë për vitin akademik 2009-2010.

Gjithashtu ju ftojmë të merrni pjesë në mbrëmjen AUBG, e cila do të mbahet më 31 tetor 2008, ora 18:00 pranë hotel Grand, Tiranë. Ne këtë mbrëmje do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Universiteti dhe studentë shqiptarë që studiojnë në AUBG, të cilët do të bëjnë një prezantim të shkurtër të Universitetit. Ju ftojmë të vini së bashku me prindërit e miqtë tuaj për të zbuluar më shumë mbi Universitetin e mundësitë e aplikimit dhe te bursave te ofruara. Mbrëmja do të pasohet nga një kokteil.


Degët që ofrohen në këtë Universitet janë:

Ekonomik, Administrim Biznesi, Informatikë (Shkenca Kompjuterike), Histori, Gazetari, Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, Studime te Europës Juglindore, Studime Europiane dhe Matematikë
Kriteret

Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që

1. Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesmë ose ta kenë përfunduar atë;

2. Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze ( të folur dhe të shkruar).
Për këtë qëllim të gjithë aplikantët e përzgjedhur do t’i nënshtrohen provimeve TOEFL dhe SAT

3. Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë të tri viteve të kaluara.


APLIKIMET

Informacion më të hollësishëm do të gjeni në formularët përkatës të cilët mund t’i tërhiqni pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS ose mund t'i shkarkoni në format elektronik duke klikuar këtu.

Gjithashtu, mund të aplikoni online në faqen e Internetit të Universitetit: www.aubg.bg



Për më shumë detaje kontaktoni:
Ilda Bakshevani, koordinatore e bursave
Fondacioni Soros
Rr. Qemal Stafa 120/2
Tel: +355-42-235856, 248-213
Fax: +355-42-235-855
E-mail: ibakshevani@osfa.soros.al


Formularët e plotësuar së bashku me dokumentacionin shoqërues duhet të dorëzohen në dy kopje pranë Fondacionit SOROS deri më datë 19 DHJETOR 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Eshte hapur sezoni i aplikimeve për bursa studimi.....
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...::: Matura Kucova 2007 Forum:::... :: Portali i Forumit-
Kërce tek: