...::: Matura Kucova 2007 Forum:::...

Administrata e Matura.Forum-2007.Com ju uron te gjithe Shqiptareve kudo ne bote lumturi dhe suksese ne jete. Nese doni t'i permiresoni shanset tuaja per shoqeri, vizitoni Matura.Forum-2007.Com
 
ForumForum  PortaliPortali  CalendarCalendar  GalleryGallery  PytësoriPytësori  KërkoKërko  Lista AnëtarëveLista Anëtarëve  Grupet e AnëtarëveGrupet e Anëtarëve  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kush jemi ? ? ?

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Ares
Antar/e
Antar/e
avatar

Numri i postimeve : 8
Join date : 10/12/2008
Age : 30
Location : Zurich

MesazhTitulli: Kush jemi ? ? ?   Wed Dec 10, 2008 2:00 pm

MATURA FORUM - 2007
është zëri i shqiptarëve anë e mbanë botës, ku shteti shqiptar, trojet shqiptare, komuniteti shqiptar dhe bota në tërësi do të jenë të informuar mbi principet, idetë, mendimet, kritikat, dëshirat, aspiratat, vizionet, realitetet, aktualitetet dhe ngjarjet që do të jenë cituar, analizuar nga të rinjtë shqiptar, të cilët ecin mbi gjurmët e të parëve, nga ku gjejnë forcën dhe aspiratën për të menduar dhe për të bërë më të mirën e mundshme dhe të pamundshme për veten dhe vendin e tyre Shqipërinë.

Do të mbrojë me të gjitha mjetet demokratike legjitime rëndësinë kombëtare të identitetit kombëtar shqiptar.

"Matura Forum-2007" është organi i drejtësisë, integrimit, vëllazërisë, miqësisë mes kombëve, dashurisë për jëtën dhe do të përpiqemi të mbrojmë me rrugë legjitime, demokratike identitetin tonë kombëtar, për të krijuar të ardhmen e përbashkët në harmoni me të rinjtë e tjerë evropianë, duke kritikuar dhe kundështuar të gjitha aksionet si dhe idetë të cilat do të cënojnë me pa të drejtë të drejtat tona.

Do të mbrojmë të drejtat tona të garantuara nga Zoti dhe Natyra dhe Kartat ndërkombëtare të përfshira dhe kodifikuara sipas së Drëjtës Ndërkombëtare në fuqi, do të demaskojmë të gjitha politikat, vendimet, idetë, dhe aksionet për të cilat ne mendojmë se janë të gabuara, qofshin të ndjekuara nga Shtete, Federata, Konfederata, Vende, Organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, Istitucione, Lobingje, Individ, Përfaqësi Diplomatike, Marrëvjeshje të heshtura dhe të hapura, Potilika reale ose te fshehura që janë në kundërshtim më interesat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Tek "Matura Forum-2007" vend kryesorë do të zërë gjuha shqipe, e cila do të zërë dhe hapësirën" më të madhe virtuale dhe reale. Do të mundohemi që stili gjuhësor i përdorur në hapësirat e këtij komunitetit virtuale studenorë shqiptare të jetë i pastër dhe i kuptueshëm për lexuesin.

Kush e ndjen vetëm si pjesë integrale në mjedisin e vlerave të rreshtuara më sipër le të bëhet pjesë e jona, duke dhenë kontributin e tij në forma të ndryshme si: akademike, finanziare, letrare, sociale etj.

Idetë tona nuk reshtin kurrë, por për ti vënë në zbatim dhe në lëvizje kemi nevojë për bashkim forcash dhe numrash.

Bashkohu edhe ti me ne për të gjetur vetveten në mjedisin e mrekullueshëm të Rinisë Shqiptare, për të nisur hapat e para të gazetarisë, të cilët do të shënohen si gjurmë të paharruara në botëkuptimin shqiptar të mendimit të lirë.



Me ju ndajmë emocionet dhe së bashku jetojmë të ardhmen !

_________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Kush jemi ? ? ?
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
...::: Matura Kucova 2007 Forum:::... :: Mautrantet Forum :: Kush Jemi?-
Kërce tek: